top of page

NEWS & EVENTE

Tirana OPEN 1

Maj 2015

 

Tirana Open-Festivali i librit paraqet një panair gjithëpërfshirës të librit për nxitjen e shkëmbimit kulturor mes autorëve shqiptarë dhe ndërkombëtarë. Me stenda nga shumica e shtëpive botuese të librit të Shqipërisë, panairi është organizuar në katin e parë të Pallatit të Kongreseve. Panairi do t’iu paraqesë ngjarjet e përditshme lexuesve me të ftuar të veçantë të festivalit, shkrimtarë si Roberto Saviano, Giuseppe Catozzella, Victoria Hislop, Drago Jancar, Gerrard Williams, Paolo Muner, Frank Millet Do të përfshihen në këtë aktivitet nxënës, liceistë, studentë lexues te gjithëllojshëm. Me liceistët e liceut artistik Jordan Misja, do të zhvillohet një konkurs për ilustrimet i cili do të rezervojë edhe një çmim. Gjithashtu në mjediset e Festivalit do të zhvillohet ceremonia për dhënien e Çmimit “Ardian Klosi” librit më të mirë publicistik i sponsorizuar nga Traduki, rrjeti europian për letërsinë dhe librat që ndihmon në përkthimin dhe përhapjen e kulturës dhe botimeve. Juria përbëhet nga autorë të mirënjohur shqiptarë dhe gazetarë. Publicisti Piro Misha, shkrimtarët Ardian Vehbiu dhe Bashkim Shehu dhe gazetarja Rudina Xhunga.

 

http://tiranaopen.org/the-book-festival-2/the-book-festival-2-publishing-houses/

 

 

01

02

Panairi i 17 i Librit “Tirana 2014″

 

Nentor 2014

 

Më datë 12-16 nëntor 2014 hap siparin Panairi i Librit “Tirana 2014”. Ky është Panairi i 17 që zhvillohet radhazi në qytetin e Tiranës nga Shoqata e Botuesve Shqiptarë, e cila organizon Panairin e Librit të Tiranës qysh prej vitit 1998 dhe ka treguar tashmë se është një organizatore efikase e aktivitetit më të madh vjetor për librin, duke shënuar rezultate në rritje nga viti në vit, dhe duke siguruar kështu vijimësinë e Panairit të Librit të Tiranës dhe përkrahjen e gjerë të tij.

http://www.shbsh.al/?p=1498

©2013. e krijuar nga Studio Grafike TOP Design

FOLLOW ME

  • Wix Facebook page
bottom of page